
Zyra e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė (OBSH) nė Kosovė, nė bashkėpunim me Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės (IKSHP) dhe OJQ KADC, kanė shėnuar tė hėnėn me njė takim nė Prishtinė, Ditėn Botėrore kundėr Duhanit, ku moto e sivjetme e zgjedhur prej OBSH-sė ėshtė: Gjinia dhe duhani me theks nė marketingun tek gratė.
Nė pėrputhje me kėtė moto, OBSH Zyra nė Prishtinė, ka publikuar raportin e studimit Duhan-pirja dhe pėrdorimi i substancave tjera psiko-aktive tek shtatzėnat nė Kosovė.
Nė emėr tė Ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, nė kėtė takim ka folur kėshilltari i tij profesional Lulzim Ēela, i cili tha se, ndonėse Kosova nuk ėshtė anėtare e OBSH-sė, ajo i bashkohet iniciativės globale pėr kontrollin e pirjes sė duhanit, dhe ka pėrpiluar e miratuar Ligjin pėr duhanin dhe aktet nėnligjore qė janė nė konformitet tė plotė me legjislacionin ndėrkombėtar pėr kontrollin e duhanit.
Rezultat e para tė zbatimit tė kėsaj kornize ligjore janė shėnuar. Shumė institucione publike janė liruar nga duhan-pirja, por mbetet ende pėr tu bėrė. Pėr kėtė, duhet bashkėrenditje dhe bashkėpunim i tė gjithė akterėve, pėrfshirė edhe shoqėrinė civile dhe mediat, dhe njė nivel edhe mė i lartė i ndėrgjegjėsimit tė popullatės pėr dėmet dhe risqet qė vijnė nga pirja e duhani, tha Ēela.
Pierre Weber, pėrfaqėsues i Qeverisė sė Luksemburgut, ka thėnė se nė kuadėr tė problemeve tė shėndetit publik janė disa probleme qė shkaktohen prej faktorėve tė tjerė, e disa tė tjera prej vetė njerėzve sikurse ėshtė duhani. Prandaj, ka theksuar ai, duhet gjetur mėnyra kreative pėr luftimin e duhan -pirjes.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-sė, tha se pas miratimit tė Ligjit pėr duhanin, dhe krijimit tė infrastrukturės ligjore, IKSHP dhe institucionet shėndetėsore tė vendit nuk kanė alternativė tjetėr veēse tė zgjerojnė rrjetin e institucioneve ku zbatohet ky ligj, dhe duke filluar prej vitit tė ardhshėm, duhanpirja, tha ai, duhet tė ndalohet nė tė gjitha vendet ku parashihet me ligj.
Nora Demiri nga Zyra e Koordinatorit tė UNKT-sė (Ekipi i Agjencive tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė), ka thėnė se duhani paraqet sot njėrin prej kėrcėnimeve tė mėdha tė shėndetit publik, dhe nė kėtė aspekt, ajo tha se ėshtė krijuar korniza ligjore pėr luftimin e duhanit, ndėrsa politika tė mira janė ato qė mundėsojnė zbatimin e tyre.
Pėr veprimet e ndėrmarra nga Inspektorati Sanitar pėr zbatimin ndalesės sė prirjes sė duhanit ka folur dr. Iliriana Zymberaj, derisa kryetari i KADC, Shkumbin Spahija ka prezantuar njė broshurė informative mbi ndalesėn e duhanit.
Sami Uka nga OBSH-Zyra nė Prishtinė ndėrkaq, ka prezantuar rezultatet e studimit Duhan-pirja dhe pėrdorimi i substancave tjera psiko-aktive tek shtatzėnat nė Kosovė.
Sipas kėsaj tij studimi, prevalenca e duhan-pirjes te gratė shtatzėna nė Kosovė ėshtė nė nivel shumė tė lartė, prej 20.9 pėr qind, krahasuar me vendet e BE-sė, ndėrkohė qė prevalencė mė tė lartė tė duhan-pirjes te kjo kategori nė rajon ka vetėm Serbia (37 pėr qind).
Skėnder Syla, shef i OBSH-sė nė Kosovė, ka bėrė tė ditur se sivjet, nė shėnim tė Ditės Botėrore Kundėr Duhanit, Margaret Chan, drejtoresha e pėrgjithshme e OBSH-sė ka nominuar kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, pėr Ēmimin e Ditės Botėrore Kundėr Duhanit 2010 pėr udhėheqjen e tij tė pėrkushtuar nė kontrollimin e duhanit nė Turqi.