
Presidenti Fatmir Sejdiu ka takuar nė Vlorė presidentin maqedonas, Gjeorgje Ivanov, nė kuadėr tė njė takimi informal tė katėr presidentėve tė rajonit, qė ėshtė thirrur nga presidenti shqiptar Bamir Topi. Raportohet se janė tejkaluar mospajtimet e deritashme mes dy presidentėve qė kishin lindur me mosftimin e Sejdiut nė inaugurimin e Ivanovit, dhe mė pas edhe ndryshimit tė karakterit tė vizitės sė tij nė Shkup...
Presidenti Sejdiu idenė e liberalizimit tė lėvizjes sė qytetarėve, si dhe tė heqjes sė plotė tė pasaportave nė njė tė ardhme sa mė tė afėrt ia shtroi edhe homologut tė tij nga Maqedonia, Ivanov, gjatė takimit tė tyre nė Vlorė tė Shqipėrisė, njofton presidenca e Kosovės.
Ne kemi shumė pika tė pėrbashkėta, qė lidhen me historinė tonė, por edhe me ambiciet tona pėr integrimet nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė mekanizmat e tjerė ndėrkombėtarė, tha presidenti Sejdiu gjatė takimit me presidentin Ivanov. Pėr ne, vijoi Sejdiu, ėshtė me rėndėsi tė demonstrojmė gatishmėrinė tonė, si rajon, se jemi tė pėrkushtuar pėr bashkėpunim dhe pėr marrėdhėnie tė mira.
Gjithashtu, krahas liberalizimit tė kufijve, presidenti Sejdiu shtroi domosdonė e shtimit tė bashkėpunimit rajonal pėr pengimin dhe luftimin e dukurive tė kėqija qė mund tė paraqiten nė vendet tona, veēmas tė atyre dukurive qė janė tė karakterit tė krimit tė organizuar.
Republika e Kosovės gjithmonė e ka trajtuar dhe do tė vazhdojė ta trajtojė Maqedoninė si partner strategjik, tha Sejdiu.
Po nė kėtė frymė siē theksohet nė njė komunikatė tė Presidencės kosovare presidenti Ivanov pohoi se vendi i tij ėshtė i vendosur pėr ta thelluar bashkėpunimin me Republikėn e Kosovės.
Besojmė se dy qeveritė tona do tė bėjnė punėn e duhur qė pėrfundimisht tė zgjidhet edhe ēėshtja e kufirit, nė mėnyrė qė tė ecet pėrpara drejt vendosjes sė plotė tė marrėdhėnieve bilaterale, tė cilat janė nė interes tė ndėrsjellė, tha Ivanov.
Sejdiu dhe Ivanov pohuan se ėshtė me rėndėsi jetike pėr dy vendet qė keqkuptimet e kohėve tė fundit nė relacionet zyrtare mes Shkupit dhe Prishtinės tė tejkalohen, ndėrsa qė i gjithė rajoni tė pėrqendrohet nė arritjen sa mė tė shpejtė tė synimeve tė pėrbashkėta pėr integrimet euroatlantike.