Collapse column



shqiperia etnike

AlbStars/shqiperia etnike => Tre brezni me pushkė nė dorė nė mbrojtje tė atdheut Nga: Tomė Mrija       Familja e madhe e Gjopepė Arapit tė Pukės ishte e njohur qysh nė

Author Topic: shqiperia etnike  (Read 1651 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline elisi-alidem

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 932
  • Gender: Male
  • Elisi
    • View Profile
shqiperia etnike
« on: March 26, 2009, 09:30:58 PM »

Tre brezni me pushkė nė dorė nė mbrojtje tė atdheut

Nga: Tomė Mrija

      Familja e madhe e Gjopepė Arapit tė Pukės ishte e njohur qysh nė periudhėn e lavdishme tė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit, Skėnderbeut.

      Njė pjesė e kėsaj familjeje u shpėrngul nė Kosovė rreth vitit 1700, ku nė fillim zuri vend nė fshatin Nopole, Lugu i Beranit e mė vonė kaloi nė Gjurgjevik tė Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.

      Nė vitin 1872, nga gjiri i kėsaj familjeje u lind “luani i Kosovės”, siē e quajti populli, Sadik Rama. Familja e njohur e Arapit tė Pukės, nė Rrafshin e Kosovės, do tė njihet si familja e Sadik Ramės, njė dinasti e re, ku aktiviteti pėr ēėshtjen kombėtare u pėrcoll ndėr brezni nga i ati tek i biri e kėshtu me radhė...

      Sadik Rama veprimtarinė e tij partiotike e filloir qysh nė rininė e tij tė hershme, duke i rezistuar me pushkė nė dorė ēdo armiku qė kishte sulmuar vendin. Nė moshėn 21 vjeēare u dallua pėr trimėrinė dhe shkathtėsinė e tij nė luftėn e Drenicės tė vitit 1893, kundėr pushtuesve osmanė, duke marrė famė nė tėrė Kosovėn, nė vitin 1899, sė bashku me shumė krerė tė Kosovės, mori pjesė nė Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare tė Pejės, nė kullėn e Haxhi Zekės. Nė kryengritjen e vitit 1906-1908 kundėr turqve, mori plagė tė rėnda. Ka qenė pjesėmarrės i Lidhjes sė Junikut dhe njė ndėr udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare tė vitit 1912, nė Rrafshin e Dukagjinit.

      Sadik Rama ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm si prijės i kryengritjes sė vitit 1919, sė bashku me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Zef Gjidodėn, Azem e Shote Galicėn e shumė krerė tė tjerė. Betejat zgjatėn disa javė dhe ishin shumė tė pėrgjakshme. Kėto kryengritje asgjėsuan postkomandat dhe pikat kyēe tė xhandarmėrisė serbe nė shumė krahina tė Kosovės. Kryeministri i Serbisė, Nikolla Pashiqi, pėr t’a ndalė turrin kryengritjes qė kishte marrė pėrmasa tė mėdha, pėrdori dredhitė e tij, duke dėrguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime tė shumave tė mėdha nė para nėse ai pranonte tė bindej ndaj urdhėrave tė tij. Por Sadiku refuzoi bashkėpunimin. Ai nuk ishte njė burrė qė shitej pėr para. Programi i kryengritjes sė vitit 1912 ishte ēlirimi i tė gjithė tokave shqiptare tė pushtuara. Meqenėse qeveria e Beogradit kishte ushtri tė pėrforcuar, solli shumė divizione tė ushtrisė dhe regjimente tė xhandarmėrisė, tė cilat u vendosėn pėrreth zonave tė kryengritėsve nė tėrė Kosovėn. Shovinistėt serbomėdhenj vranė e masakruan shumė njerėz, rrėnuan me artileri shumė fshatra dhe plaēkitėn ēdo gjė qė gjenin pėrpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp me gjak, por lufta pėr liri nuk pushoi e shpirti liridashės i popullit tė Kosovės nuk u shua asnjėherė.

      Shefi i UDB-sė, Gojko Medenica, nė fejtonet e luftės nė Kosovė, tė botuara nė gazetėn “Veēernje Novosti” tė Beogradit, tė titulluara “Poraz pod Pshtrikom” (Humbjet nė Pashtrik), tė datės 22 shkurt-19 mars 1965 dhenė gazetėn “Rilindja” tė Prishtinės “Nata e Frorit” 24-26 shkurt 1965”, ndėr tė tjera thotė:

      “Historia u pėrėsrit: Bijtė e atyre, tė cilėt para 20 vjetėsh lanė pushkėt dhe morėn pasaportat pėr udhėtim zėvendėsuan baballarėt e tyre e rrokėn pushkėt. Kur Italia hapi kufirin ndėr tė parėt nė Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai qė u zemėrua me Ministrin e Beogradit dhe me oborrin mbretėror tė Serbisėk, ishte nė vitet e pleqėrisė e nuk pranoi asnjė pozitė nė pushtetin e ri. Erdhi nė krahinėn e vet si “ēlirimtar” Uka, djali i madh i Sadik Ramės, kishte mbaruar shkollėn dhe kishte mundėsi tė gėzonte detyra tė mėdha, por i la tė gjitha. E kishte marrė malli pėr ato male, nė tė cilat, si fėmijė, shihte tė atin, kaēakun, shihte pushkėn e tij dhe mendonte se kur do tė arrinte qė tė bėhej si i ati. U bė kryetar i komunės nė Dollc mė 1941, afėr fshatit tė tij, ndėrmjet tė vetėve”.

      Por, serbėt e malazezėt e kėtij fshati e pritėn me hidhėrim ardhjen e Ukė Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirė babanė e tij, Sadik Ramėn, kundėrshtarin e madh tė serbo-sllavėve. Dhe qysh nė ditėt e para filluan ankesat e tyre pranė xhandarmėrisė italiane, tė stacionuar nė Zllakuqan pėr “keqtrajtimet” qė u bėnte Uka atyre.

      Njė ditė, kur Uka kishte thirrur nė njė mbledhje nė komunėn e Dollcit, anėtarėt e Kėshillit dhe kryepleqtė e fshatrave qė i takonin kėsaj komune, papritur, nė dhomėn e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierė. Si pėrkthyes, marshalli italian kishte sjellė Gjokė Marlekun, ngaqė Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhėroi Ukėn tė mbyllte mbledhjen dhe tė shkonte me karabinierėt nė Zllakuqan pėr njė bisedė zyrtare. Uka i thotė se mund tė bisedonin aty. Marshalli zemėrohet dhe ēon dorėn tek revolja, por Palush Marleku ia kap dorėn marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kėrcen nga dritarja. Sipas tregimeve tė dėshmitarėve, Palushi, i zėnė ngushtė, nė atė ēast i rrėmben armėn marshallit dhe plagos rėndė karabinierin dhe marshallin. Por, karabinieri tjetėr nga prapa e godet Palushin, i cili mbetet i vdekur nė vend. Thuhej se edhe Uka kishte marrė njė plagė nė gishin e madh tė dorės dhe nga ai moment ishte strehuar nė Mitrovicė, qė ishte nėn okupimin e gjermanėve. Karabinierėt italianė nė shenjė  hakmarrjeje, po atė natė pushkatuan edhe Gjokė Marlekun nė derėn e shtėpisė sė tij. Uka qėndron nė Mitrovicė, gjer nė kapitullimin e Italisė fashiste, mė 9 shtator 1943.

      Kur kthehet nga Mitrovica atė e emėrojnė nėnprefekt nė Rahovec, detyrė e cila i dha mundėsi Ukė Sadikut tė organizojė forcat kryengritėse nė mbrojtje tė tokave shqiptare nga serbėt e malazezėt.

      Me largimin e gjermanėve nga Kosova, vendin e goditi murtaja sllavo-komuniste, e ndihmuar nga shumė vegla shqiptare qė ishin betuar nė parullėn mbashtruese komuniste tė “vėllazėrim-bashkimit”.

      Por, edhe nacionalistėt kishin bėrė pėrgatitjet e duhura pėr t’i pėrballuar hordhitė komuniste. Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari dhe shumė kryengritės kishin zėnė zonat pėrreth Rahovecit e Pėrdrinit: Hoxhė Mulla Kadriu vepronte nė krahinėn e Gjilanit, Adem Voca nė Mitrovicė e Shalė tė Bajgorės, Ndue Pėrlleshinė Lug tė Drinit dhe Anėn e Dushkajės, Sali Rama i Rugovės vepronte gjer nė Pejė. Jehonė rezistencės i jep dezertimi i Shaban Polluzhės nga radhėt partizane ku, me 10. 000 kryengritės, kishte filluar luftėn nė Tėrstenik tė Drenicės. Nė kėtė rrethim ishte edhe Ukė Sadiku me forcat e tij. Aty atė e emėrojnė nėnkomandant.

      Lufta e Drenicės zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht tė rėndė armikut, duke lėnė shumė tė vrarė nė fushė tė betejės, derisa u shpartalluan mė 20-21 shkurt 1945.

      Pas dėshtimit tė luftės sė Drenicės, Kuvendi i Dobėrdolit pati rėndėsi pėr organizimin e forcave nacionaliste. Ky kuvend u mbajt mė 4 dhe 5 gusht 1945 nė Llugėn e Dan Pjetrit. Atje u mblodhėn 2000 luftėtarė e prijės ēetash tė rajoneve tė ndryshme nga Kosova, Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, i cili i dha fjalėn prof. Ymer Berishės. Procesverbalin e mbajti Marie Shllaku. Komandan u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė dhe kjo ėshtė arsyeja qė u quajtėn “dymbėdhjetė kėshillat”.

      Pas Kuvendit tė Dobėrdolit u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės “Besa Kombėtare”.

      Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Pėrlleshi e prof. Ymer Berisha u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė malin e Pashtrikut. Ēeta e Ukė Sadikut mbeti nėn udhėheqjen e vėllait tė Ukės, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti e paharruar pėr banorėt e Prekorubės dhe Drenicės. Nė Fushėgropė (Ēelia e Jallocit), mes maleve tė Ēelisė sė Jallovcit, brigada famėkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Ēelinė ditėn e tretė tė Bajramit. Aty mbetėn tė vrarė 23 luftėtarė dhe 9 tė plagosur rėndė. Nga radhėt e armikut mbetėn 40 partizanė tė vrarė dhe dhjetėra tė plagosur.

      E kobshme ishte edhe dita e 17 shkurtit 1947, kur nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave u plagos rėndė komandanti i NDSh-sė, Ukė Sadiku. Nė Sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.

      Nė njė bisedė me kryetarin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit z. Ismet Berishėn nė lidhje me arrestimin e babait tė tij, Ukė Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndėr tė tjera thotė:

      “U befasuam familjarisht kur dėgjuam se babai ynė ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej nė burgun e Prishtinės. Unė dhe nėna shkuam pėr tė parė babain nė burg. E sollėn tė lidhur me pranga duar e kėmbė dhe tė gjakosur. Unė e pėrjetova shumė rėndė kur e pashė babain nė atė gjendje. Sa herė qė e vizituam mė vonė, kam pritur derisa babai tė afrohet tek muri, pėr tė mos ia parė plagėt. Tė them tė vėrtetėn, unė nuk e ka pyetur asnjėherė se si ėshtė kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanė pushkatuar, nėna mė ka treguar, sipas fjalėve qė i kishte thėnė babai: “Nė shtėpinė e Din Arifit, nė Sverk tė Gashit, kemi kaluar shumė net, kurse ditėn jemi strehuar nė njė vend tjetėr. Para se tė afroheshim jepnim shenjė, duke pėrplasur dy gurė me njėri-tjetrin. Nė atė mėnyrė na janė pėrgjegjur edhe familjarėt. Kėtė mbrėmje gjendja ndryshoi. Kur ne pėrlasėm gurėt, u dėgjuan shumė pėrplasje (krisma gurėsh). I them Qazimit:

      - Diēka s’ėshtė nė rregull. S’ėshtė e mundur tė ketė dalė gjithė familja e Din Arifit pėr t’na pritur sonte.

      Qazimi ma ktheu:

      -Tash sė voni e ke humbur besimin nė ēdo kend.

      Pa i mbaruar fjalėt Qazimi, nga ēdo anė kanė filluar tė shtėnat. Jam hedhė e s’e di as vetė se si kam shpėtuar. Por pas pak kohe kam parė gjakun qė mė rridhte nga kėmba. E kam shtrėnguar disi me shaminė qė kisha me vete dhe nga aty jam futur nė ca rrasa, gjer sa kam parė njė njeri me qerre. Ky mė ka pėrcjellė dhe jam nisur pėr te nipat nė Cerovik. Aty m’i kanė mjekuar plagėt dhe mė kanė thėnė qė vendi ėshtė  i rrethuar nga partizanėt. U thashė qė tė mė pėrcjellin gjer tek Hajdin Murga, nė Murgė. Aty, bija jonė Sela e Tahir Fazlisė, m’i ka ndėrruar plagėt dhe rrobet. Ashtu, me plagė tė lidhura, jam shtrirė nė krevat. Pas pak kohe kam dėgjuar qė dikush fliste nga jashtė. Mė njoftuan qė kishte qenėi fejuari i mbesės, Manushes, Hazir Tufa, qė punonte nė “Rilndje” tė Prishtinės, por ishte kthyer se ishte shumė i zėnė me punė. Dhe sipas gjasave Hazir Tufa e kishte lajmėruar Ukėn te UDB-ja. UDB-ja dhe partizanėt kishin pritur kur treni tė kalonte pranė Murgės, pra kur kishte zhurmė e nuk ndihej lėvizja e njerėzve dhe ishin futur brenda nė shtėpi dhe mė kapėn nė shtratin e vdekjes, pamė dhėnė mundėsi tė kap armėn, tamam si luanin e plagosut nė strofkullėn e tij”.

      Mė 10 prill 1947, nė procesin gjyqėsor tė gjykatės ushtarake nė Prishtinė, tė kryesuar nga Ali Shukriu, u dėnuan me vdekje, me pushkatim: Ukė Sadiku, Gjon Serreqi, Ajet Gėrguri dhe Osman Bunjaku.

      “Me pushkatimin e babait jam betuar se sa tė jem gjallė do ta luftoj pushtuesin jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditė, me shokėt e mi kemi organizuar minimin e hekurudhės Klinė-Prizren, kemi vėnė eksploziv pėr shkatėrrimin e ekonomisė sė shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisė dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nė pika tė ndryshme”, thotė z. Berisha dhe shton: Nė Kosovė filluan edhe burgjet e mia dhe tė familjes sime. Brugjet filluan nga Rahoveci nė Prizren, Gjakovė, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejė, nga Peja nė Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmėn e disa miqve e shokėve tė mi, duke dalė nė Austri nė vitin 1958. Mė 7 dhjetor tė vitit 1960, arrita nė Amerikė, ku fillova jetėn time familjare dhe nė vitin 1962 kemi themeluar Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit nė mėrgim dhe jam nė kėtė organizatė pėr dyzet vjet. Jemi pėrpjekur se si t’i vijmė nė ndihmė popullit tonė tė shumėvuajtur, nga armiqtė serbosllavė.

      “Qysh nė demonstratat e marsit e prillit tė vitit 1981 si kryetar i Lidhjes sė Prizrenit vrua ēdo gjė nė dispozicion pėr t’i dalė nė ndihmė popullit tim. Duke filluar me demonstratat e njėpasnjėshme, protesta, peticione, takime me senatorė, kongresistė etj. Me daljen e UĒK-sė nė skenė, dyert e Lidhjes u hapėn dhe kėtu filloi puna pėr grumbullimin e mjeteve tė nevojshme pėr luftė. Gjatė kėsaj periudhe kisha takime me Akademinė Ushtarake tė Shqipėrisė dhe UĒK-nė. Pėr disa ditė iu drejtova popullit tė Kosovės nga Radio Hajati i Sarajevės nė gjuhėn shqipe qė tė luftojė deri nė pikėn e fundit pėr tė arritur fitoren. Kur filloi lufta nė Preshevė po ashtu ndihmova qė shqiptarėt tė arrinin lirinė. Zyra e Lidhjes sė Prizrenit nė Bronx ishte e hapur pėr ndihma. Kėshtu ndodhi edhe me luftėn nė Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj tė realizuar pėrderisa nuk arrihet qė edhe shqiptarėt nė Ēamėri, Preshevė me rrethinė, nė Mal tė Zi e Pazarin e Ri tė realizojnė aspiratat e tyre pėr t’u bashkuar”, thotė kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

      Pas 43 vjetėsh nė mėrgim u ktheva nė Kosovė shumė i pėrmalluar. U ula dhe e putha tokėn e Kosovės, tregon z. Berisha.

      “Gjatė kėtyre viteve pashė shumė vende dhe qytete tė bukura tė botės, por Gjurgjeviku im m’u duk mė i miri”, thotė ai.

      Edhe babai i tij, Ukė Sadiku kur ishte kthyer nė atdhe pas 20 vjetėsh, kishte puthur tokėn e vendit tė tij. Kėshtu bėri edhe i biri i Ukės, Ismeti pas 43 vjetėsh, duke puthur me mall tokėn e mėmėdheut tė tij tė dashur e shumė tė bukur.

      “Kosova mė dha njė jetė tė re pėr tė jetuar dhe pėr tė ndihmuar derinė arritjen e pavarėsisė dhe plotėsimin e aspiratave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare”, thotė z. Berisha.

 

*    *    *

      Me kullėn legjendė tė Sadik Ramės lidhen shumė kujtime. Kullės ia vunė flakėn nė periudhėn e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavėt e dogjėn pėrsėri nė kohėn e Ukė Sadikut e tani sė fundi kulla u rrėnua krejtėsisht nė vitin 1998. Por me Kosovėn e re, mė e fortė se kurrė, do tė ngrihet edhe kulla kala e Sadik Ramės.

 

Edhe kur shteti punon ne na duket se nuk punon

      Pritet furtunė nė zgjedhjet e ardhshme qė s’mund tė jenė larg. Kjo mund tė ndodhė sepse shqiptarėve gjithherė iu vodh vota nga konservatorėt, nga partiakėt, nga ca dhjakė katundarė tė veshur me rrobėn e policisė. Diktatura po kėrkon ta lidhė popullin fukara dhe tė amnistojė, madje edhe tė gradojė kriminelėt nė poste kyēe, duke i paisurme kartabintė si dikur Xhemal Selimin.

      Nė njė bisedė me ministrin e rendit Ēipa, tė cilit nė numrat e ardhshėm do t’i rezervojmė njė intervistė nė gazetėn prestigjioze “Shqipėria Etnike”, gazetėn qė mban rekord nga vizitat  nė faqen e internetit, mėsuam se sektori i policisė do tė pastrohet dhe nuk do tė ndodhė nė tė ardhmen qė edhe kur shteti punon, tė duket sikur nuk punon. Ashtu sikundėr terrorizmi shfrytėzon vendet mė tė varfėra dhe mė tė pramambetura pėr terren, edhe kriminelėt pėr t’u mbrojtur kanė zėnė qoshe nė radhėt e policisė. Ka shefa qė janė nė gjak pėr veten e tyre dhe janė nė polici, ka edhe tė graduar oficerė qė knaė vrarė edhe kolegėt e vet, edhe njerėz tė pafajshėm, qė edhe janė plagosur dhe vazhdojnė tė jenė nė krye tė punėve tė shtetit. Populli qė i di kėto, por nuk di se tė tillė njerėz janė pėrdorur nga politika pėr medemek barazpesha politike, kur policia ėshtė e depolitizuar, zmėrohet dhe mė tepėr se dikur me spiunėt vullnetarė, pasi ata tė paktėn nuk vrisnin.

      Raste tė tilla ka nė Veriun shqiptar dhe nė intervistėn me Ministrin e Rendit Publik qė kemi nė plan tė bėjmė do sqarojmė edhe vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, edhe tė plakut, Tafili qė mendohet ta kenė vrarė efektivė tė vetė policisė. Nė redaksi kemi edhe akuzėn konkrete tė avokatit tė njohur shqiptar Haki Kraja, ku vetė grupi i policėve, tė cilėt do i botojmė me emra, mendohet tė jetė vrasės dhe ky palaēo shtet dėnon tė pafajshėm. Ngjarjen do e zbardhė edhe familja e nderuar Tafili dhe do botojmė prononcimin edhe tė Spartak Ngjelės, ku duket se shteti po i mbron kriminelėt pėr tė mos zbardhur tė vėrtetat.

      Janė kėto probleme tė mprehta politike e sociale sa qė ky popull nuk kupton dhe kur ti zi gazetar shkruan njė fjalė tė mirė pėr shtetin, tė bėjnė vu-vu veshėt se pse shkrove ashtu, pasi ky shtet ėshtė pusht, ky shtet ėshtė hajdut, ky shtet ėshtė kriminel. Por ne themi se jemi pak, jemi veē tre milion dhe nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe tė spastrojmė ca fundėrrina e me vullnet tė mirė tė jemi qytetarė tė denjė, bashkėudhėtarė tė popujve tė tjerė tė Evropės sė kulturuar. Kishim, fjala vjen njėfarė Shenasi Premēi, tė cilin babai i dėshmorit tė demokracisė shqiptare Pėllumb Pėllumbit, Nikolla, e paditi nė Hagė dhe mori pėrgjigje se ai shumė shpejt mund tė gjykohet si kriminel i njerėzimit, (dokumentin origjinal tė Tribunalit tė drejtėsisė sė rruzullit tokėsor do e botojmė nė momentin e pėrshtatshėm) e megjithatė, ai njėherė u mbajt nė punė nė Malėsi tė Madhe, mė vonė nė Kukės e deri nė ministri, e tash fshihet tek opozita! Pėr tė tilla veprime shteti edhe kur punon duket sikur nuk punon.

Editorial nga: Sokol Pepushaj

 

Sėmundja e tė lehurit

      Keni dhjetė vjet qė keni zhveshur gėzofin e lepurit dhe “mėrdhisni”. I kėputėt vargonjtė nė pyllin me ligje tė “hekurta” dhe vrapuat pas kopesė sė qenve qė kompozojnė ēdo lloj tingulli lehjeje. Kėshtu lehja u bė profesion ngjitės... Dhe kryetari i kopesė na kujton; mė mirė tė lehėsh, se sa tė jesh njė lepurush i ngratė.

      Tė gjithė rrimė me veshė tė ngrehur, kur dėgjojmė sonatė lehjesh nė parlament. Dhe tė nesėrmen nė tė gjitha kafenetė, fillojmė e lehim lehtė. Kush e ndryshon kolonėn zanore tė lehjes, fillon “ligji i xhunglės”.

      O ē’na u bė sėmundje kronike lehja...

      Sidomos kur fillojmė fushatat elektorale.

      Sa shumė leh kopeja, nė mes tė qytetit.

      Ata ham, e ne bam. Ata hum, e ne bum.

      I gjithė sheshi kompozon stonaturė...

      Ka lehje shumėngjyrėshe. Por mė tė fortat janė blutė dhe tė kuqtė, s’i lehe fort tė nxjerrin trutė... Fillon e majta, ja pret e djathta. Nga zilia dhe qendra.

      Janė vu nė garė. Oh, sa bėrtasin..., kush leh mė fort, ėshtė i mė zotė. Edhe ne lehim, qetė-qetė, se po tė bėrtasim ne mbytet lumi mu nė detė.

      O miqtė e mij! Nė doni tė keni tingull tė ėmbėl, e tė pėrvajshėm, kur tė lehni, vraponi nė zemėr tė plehrave. Ka edhe shpirtmirė, nuk i pėlqen mishi me dhjamė, se shtojnė mbi peshė nga shtresa e dhjamit dhe e hedhin. Kėshtuqė mos ankoni. Mishi i bagėtisė ėshtė mė i shtrenjtė, se lehja juaj. Prandaj mos i bėni naze. Dhe mos lehni kot, se nuk ju besoj.

      O miqtė e mij! Pse qeshni, kur s’keni drita.mos bėni zhurmė, kur lehni, se keni rast pėr tė “gjuajtur” ku tė doni, si tė doni.

      O miqtė e mij! Pse lehni kot? Kush jua ka ndaluar tė lehni kur tė doni, si tė doni. A e shihni se ju kanė lėnė tėlirė pa zingjir. Pastaj miqtė e mij, po tė na lidhni, do na quajnė vetėm qen shtėpie, duke marrė pėrsipėr edhe urdhėra nga padroni.

      Mė mirė kėshtu, se ne jemi mėsuar gjithė jetėn me urdhėra, se kur zgjidhemi s’dimė se ēfarė bėjmė. Dhe detin e kalojmė nė kėmbė. Pastaj mirė bėjmė qė e kalojmė detin, se shkojmė nė Europėn e qytetėruar. Ne jemi dhe shumė tė shkathėt... Sa hap e mbyll sytė, ēfarė do i themi Europės, hashash, kokainė, heroinė, shesim me shumicė, me pakicė, si ta doni. Po deshėt, edhe pushkė ju sjellim, po deshėt edhe automatikė e mitralozė, topa dhe eksploziv.

Nga: Sokol Pepushaj

 
Kryengritja antiosmane e vitit 1911, amaneti i trashėguar pėr njė Shqipėri tė vėrtetė

      Edhe pse pas vitit Shqipėria ka pėrjetuar kohė e ngjarje qė nga mė heroiket e deri nga mė tragjiket, tė cilat kanė lėnė “gjurmė” tė thella nė vijijm tė mbijetesės sė trojeve tona, tė coptuara e asimiluara plagėt e tė cilave vazhdojnė tė kullojnė gjak tė pastėr shqiptarėsh, e ku pėr fat tė keq “Melhemi” i mbylljes sė kėtyre plagėve edhe sot nė shekullin e 21-tė ende vazhdon tė “eksperimentohet” nė laboratoret e Europės, por qė gjithsesi jehona e “Kryengritjes” tė vitit 1911 ėshtė e do tė jetė pėr shekuj Drita e pashuar e Shqipėrisė sė vėrtetė. Pasi ėshtė pikėrisht kjo “drita” qė bėri tė mundur qė pas rreth katėr shekujsh e gjysėm terri turkoshak tė “shfaqet” pėr here tė pare Flamuri Shqiptar qė na kishte lėnė amanet Simboli i Shqiptarisė, por edhe i civlizimit Europian Gjergj Kastrioti (Skėnderbeu). Padyshim pėr tė gjithė ata qė i thonė vehtes shqiptarė, kryengritja e vitit 1911 ėshtė kurora e lavdisė, mbi lavditė qė gjithnjė shndritė nė qiellin blu tė Malėsisė e  Shqipėrisė e cila na kujton pėrherė se Liria jonė, ndoshta si tek asnjė popull tjetėr nė Botė i ka themelet nė gjakun e tė parėve tanė. Padyshim epopeja e luftrave heroike tė Shqipėrisė e veēanėrisht tė simbolit tė saj Malėsisė sė Madhe  ėshtė njė thesar brilant qė mban tė gjallė kujtesėn e brezave tė sotėm e atyre qė do tė vijnė, se ēmimi i mbijetesės sonė ka qenė aq i shtrenjtė sa as nuk mund tė shitet e as nuk mund tė blihet kurrė dhe nga askush…

      Sidoqoftė kryengritja antiosmane e vitit 1911 ėshtė shpallja de fakto e pamvarėsisė sė krejt Shqipėrisė, e pamvarėsisė sė fituar me gjak e sakrifica e jo nė laboratoret e errėta tė diplomacive shpesh antishqiptar, ndėrsa ngritja e flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 ishte “thjeshtė” nėnshkrimi zyrtar (madje paqėsore pasi nuk kishte asnjė incident tragjik qė mori tė paktėn jetėn e njė shqiptari) i pamvarėsisė sė paralajmėruar kohė mė pare. Natyrisht pėr tė nderuar e kujtuar sadopak ato kohė heroike qė i zbardhėn faqen Malėsisė e Shqipėrisė le t’u referohemi shkurtazi kronikave tė shkrutėra e gojore qė koha e historia jonė na i ka lėnė pas. Fillimisht pėrshkrimin e kėsaj epopeje tė lavdishme shqiptarie po e filloj me vargjet lapidarė tė homerit  shqiptar, simbolit tė nacionalizmit modern me pėrmasa ndėrkombėtare poetit patėr Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan pėr kėtė ngjarje:

Tė shtatė krajlat ēua janė nė kėmbė

kah ka ra medet kjo gjamė

N’atė Malėsi, n’atė Rapshė tė Hotit

Ded Gjo Luli burrė si motit

Me i ēetė Lekė burra Shkorretit

Ka nisė pushkėn me asqer tė mbretit

…………………...

Se mbas sodit emri i Zotit

Ēka jemi nipa tė Gjergj Kastriotit

E  shqiptar qė i thom na vetit

ma duva nuk i bajmė mbretit…

      E nė fakt kėshtu ndodhi pasi mė 23 mars 1911 Malėsorėt nė veēanti e shqiptarėt e veriut nė pėrgjithėsi muarėn “sinjalin” e fillimit tė sulmit tė armatosur mbi kazermat e mjerimit qė ruanin regjimi mesjetar tė turqve tė rinj apo tė vjetėr, e ky sinjal njihet si thirrja qė ju drejtua popullit tė vilajetit tė Shkodrės e mė gjerė nga drejtues e pjesėmarrės tė Lidhjes historike tė Prizrenit tė vitit 1878, tė cilėt  kishin mbijetuar tėrė ato vite edhe pse flakėt e mjerimit e barbarisė Otomane kishin kėrkuar ndėr vite tė pėrpinin lidhjen e Prizrenit e drejtues tė saj. Kjo thirrje ishte nėnshkruar nga tre luanė tė pėrmendur tė pamposhtur nė luftėn pėr liri e mvehtėsi si nga pushtuesit shekullorė e ata sllavė tė vonė, si Isa Bolentini, Ndue Gjoni e Mehmet Spendi, ku ndėr tė tjera nė kėtė thirrje thuhej se ka ardhur koha qė tė lirohemi nga pushtimi Osman. E pikėrisht tė nesėrmen mė 24 mars Hotjanėt e Malėsorėt e “ndigjuan” kėtė thirrje, pasi ata si gjithnjė kishin pranė e nėkrye tė tyre simbolet e trimėrisė e menēurisė shqiptare tė cilėt kishin marrė pjesė nė Lidhjen e Prizrenit nė vitin 1878, si Ded Gjo Luli, Ēun Mula, Baca Kurti e tjerė, por edhe tė paktėn gjashtė klerikė qė momentalisht kishin gjetur strehė nė trevat shqiptare tė Malit tė Zi tė cilat edhe pse Mali i Zi kėrkonte t’i shfrytėzonte pėr qėllimet e veta dashakeqe ndaj trevave tona; e ata njihen nga istoria ndoshta si truri i kėsaj kryengritjeje lirie, e kėta janė: At Karl Prenushim famullitar i Vuksalekajve, At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzės, At Mati Prenushi, famullitar i Kastratit, At Sebastian Hila, famullitar  Rapshės, At Bonaventura Gjeēaj, famullitar i Grudės dhe At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit.

      Natyrisht fillimi i kėsaj kryengritjeje ishte nė kushte tė vėshtira e tė pavolitshme, pasi shqiptarėt ndodheshin nė mes dy armiqve, atyre Frontal Turq e atyre Hileqar Malazez. Por gjithsesi mė 24 mars 1911 hotjanėt tė parėt sulmuan fortifikatat kufitare turke nė Rapshė e Traboin tė cilat i ēliruan. U sulmuan edhe postat kufitare nė Pikal, Selisht, Dinoshė, Omerbozhaj, Mali i Vranės dhe Nenhelm. Tė gjitha kėto u ēliruan, ku u vranė disa ushtarė turq dhe tė tjerė i zunė robėr,  ndėrsa luftėtarėt e lirisė kapėn njė sasi tė madhe armėsh e munizioni. Nė kėtė kohė Valiu i Shkodrės Bedri Pasha duke parė humbjet dhe disfatėn e pashmangshme  urdhėroi Kajmekamin e Tuzit Nėnkolonelin Ahmet Beun qė tė rigrupojė forcat pė tė mbrojtur kėshtjellėn me rėndėsi strategjike pėr Turqit atė tė Shipshanikut. Gjithsesi sukseset e kryengritėsve malėsorė e mė gjerė “detyruan” dinakun Bedri Pasha qė tė nxjerrė nga sundyqet e qelbura tė perandorisė propagandėn e pėrēarjes fetare. Mė 26 mars ai nė Shkodėr spalli kryengritjen e Malėsorėve Shqiptarė si luftė Fetare “Si luftė katolikėsh kundėr muslimanėsh”, “si luftė kaurish Malazezėsh” e tjerė, si dhe pėr kėtė i bėri thirrje popullsisė muslimane qė tė bashkohej e tė nisej nė luftė pėr tė mbrojtur perandorinė Islame e besimin e saj tė “njėjtė”.

      Natryisht kjo propagandė arriti tė mashtrojė rreth 1000 veta me tė cilėt u formua njė batalion nėn komandėn e Emin Beut tė cilėt u nisėn pėr tė shkura nė Tuz e nė trevat e Malėsisė pėr tė luftuar kundėr “Kaurrėve”, por qė shpejt ata e kuptuan se turkoshakėt i kishin mashtruar e marruar, pasi panė me sytė e tyre se nuk luftonin kundėr Malazezėve, por kundėr vėllezėrve tė tyre qė kėrkonin liri jo vetėm pėr vete, por dhe pėr vėllezėrit e tyre tė gjakut, Muslimanėt. Pas kėsaj njė pjesė e kėtyre tė mashtruarve ose u rikthyen nga kishin ardhur, ose u bashkuan me kryengritėsit malėsorė kundėr ushtrive turke, ndėrsa njė pjesė e vogėl vazhdoi “ėndrrėn dehse” tė turkoshakėve pėr tė luftuar kundėr “Kaurrėve”, tė cilėt shpejt u zunė rob nga trimat malėsorė e shqiptarė, ku pasi i kapėn pėrsėri i trajtuan si vėllezėr tė mashtruar e jo si armiq tė betuar, madje atėherė duhet ta kenė kuptuar hilen Osmane qė gati u mori jetėn. Me datėn 28 mars kryengritėsit sulmuan Tuzin kryeqendrėn e krahinės ku arritėn tė djegin ndėrteat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrėn e bukės pėr ushtrinė, magazinėn e kripės si dhe ndėrtesėn e Kajmekamit (Nėnprefekturėn), ndėrsa kėshtjellėn e Shipshanikut nuk arritėn ta pushtojnė plotėsisht pasi u munguan topat. E pėr ta pėshkruar me nota sa mė realiste kėtė luftė trimash pėrsėri po citoj disa vargje tė At Gjergj Fishtės i cili ndėr tė tjera shkruan:

…Drejt kah Rpsha, Rapsha e Hotit

Qe si heret, si n’ditė sotit

kjo po m’ishte i falme agzotit

se aty vendi ėshtė ndezė zhari

janė herre krenat porsi bari

sa herė Lekėt na janė perla

grykė pėr grykė me Turk e Shkja

idhtė tuj ba shkinat me kja

idhtė tuj ba me fsha turkinat

kah n’dorė flakė u rrinė “Martinat”…

      E pas kėsaj fillė Stambolli u detyrua tė riemėrojė nė krye tė ushtrive turke (kundėr shqiptarėsh) pashain famėkeq Shefqet Dergut Pashėn i cili pėr tė shuar kėtė kryengritje qė mė 29 mars kėrkoi ti fuste kryengritėsit nė mes dy zjarresh, ku nga Shkodra nisej vetė pashai famėkeq nė krye tė 20 mijė trupave, ndėrsa pas shpine do tu binte Et’hem Pasha i cili nisej me katė batalione nga garnizonet ushtarake qė ndodheshin nė Gjakovė. Nė kėto luftėra tepėr tė pabarabarta, madje disi tė izoluar nga pjesėt e tjera tė Shqipėrisė sė Veriut mbetėn tė vrarė mbi 150 ushtarė turq, kjo sipas kronikės turke, pasi humbjet duhet tė jenė shumė herė mė tė mėdha, si dhe nga kryengritėsit trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesė traboinas, shtatė grudjanė, katėr rapshjotė dhe u plagosėn tre tė tjerė. Por mjerisht kjo luftė pati hilet edhe tė Kral Nikollės sė Malit tė Zi, i cili u kishte premtuar ndihmė kryengritėsve malėsorė, por qė u kėrkonte kushtin kobndjellės, qė kur tė ēliroheshin tokat nga turqit tė valėvitej flamuri i Malit tė Zi, natyrisht malėsorėt kėtė nuk do ta pranonin kurrė e ky mospranim ėshtė paraqitur bukur me pėrgjegjen lapidare tė Ded Gjo Lulit i cili i thotė Kral Nikollės: “Pėr mik tė pranoj, pėr Baba jo kurrė. Mė i madh ėshtė mbreti i Stambollit se sa Ju, dhe nuk e pranoj pėr baba. Baba kam vetėm Shqipėrinė.”

      Gjithsesi malėsorėt kryengritės, trma e liridashės ishin nga e gjithė Malėsia, qė nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e tjera, madje luftėtarėt e lirisė ishin edhe nga  Dukagjini e zonat e Nėnshkodrės e deri nga Mirdita e pse jo ndonėse nuk morėn pjesė direkt nė luftė nė kėto troje, lufta kundėr ushtive osmane u ndie qė nė rrethin e Durrėsit, nė Breg tė Matės nė Lezhė, nė Hajmel, Rrobosht, Kallmet, Milot e tjerė e tjerė.

      Por aurora e lavdisė sė kėtyre luftrave e betejave mbetet padyshim, beteja gati hyjnore e 6 prillit 1911 e cila u kurorėzua me ngritjen e flamurit kombėtar nė majėn e Bratilės nė Deēiq. Nė kėtė betejė u dalluan tė gjithė trimat kryengritės, por mbi tė gjitha u dalluan luftėtarėt e Kojės, Kuēit tė cilėt sulmuan fortifikatėn turke tė Deēiqit ku “Valėvitej e venitej” flamuri turk. Pėr tė “marrė” kėtė flamur turk e pėr tė hedhur pėr tokė ku tashmė e kishte vendin ranė dėshmorė gjashtė Kojas njėri pas tjetrit, ev etėm i shtatėti arriti objektivin, dhe pėr kėtė populli i ka pėrjetuar me disa vargje tė paharruara ku po cilėsoj vetėm dy:

“…Koja e Kuēit me pakicė

Muar Bajrakun nė Deēiq…”

      Pėr tė ēuar nė vend fjalėn e Ded Gjo Lulit, se aty ku trojet tona ēlirohen nga turqit do tė ngrihet flamuri shqiptar, nė majė tė Bratilės po mė 6 prill (1911) dolėn Nik Gjelosh Luli (kushėriri i Ded Gjo Lulit) bashkė me Ujk Miculin dhe Pjetėr Zefin tė cilėt ngritėn flamurin tonė kombėtar nė kėtė majė tė shenjtė.

      Natyrisht fati i mėtejshėm i kėsaj kryengritjeje nuk ishte siē e dėshiruan shqiptarėt e vėrtet, por qė edhe pas kėsaj luftrat e pėrpjekjet nuk u shuan kurrė, madje edhe nė rrugė diplomatike, ku kulmi arrin me atė qė njihet si Memorandumi i Greēes qė shpesh njihet me emrin “Libri i Kuq” i cili parashtronte para portės sė lartė e fuqive tė tjera Europiane 12 (dymbėdhjetė) kėrkesat e Malėsorėve shqiptarė qė nė thelb kishin lirinė e mvehtėsinė e ėndėrruar… Nė organizimin e kėtij akti diplomatik pėr momentin (pra pėr memorandumin e Greēes) pėrveē prijėsve tė njohur malėsorė njė kontribut tė ēmuar kanė dhėnė edhe Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali tė cilėt pėr momentin ishin strehuar nė trevat shqiptare qė mbante tė “Pushtuara” Mali i Zi, e qė mjerisht mė vonė (mė 1913) do tė bėheshin realitet nga Europa. Qėndrimi dhe interesimi i kėtyre dy shqiptarėve tė mėdhenj pėr kryengritjen e malėsorėve tė vitit 1911 tregon qartėsisht se kjo kryengritje kishte pėrmasa kombėtare e jo lokale, madje edhe nė pjesėt jugore tė Shqipėrisė e tjera kishin filluar kryengritjet antiosmane, qė natyrisht pėr momentin nuk u ngrinin nė nivelin e kėsaj kryengritjeje, dhe fatkeqėsisht nuk u arrit qė kėto kryengritje tė ishin tė njėkohėshme e tė njėtrajtėshme nė tė gjithė Shqipėrinė… Por gjithsesi kjo kryengritje e armatosur shqiptare ėshtė e madhe sa vetė historia jonė, e natyrisht edhe lista e luftėtarėve tė lirisė sė paralajmėruar ėshtė po kaq e gjatė, por nė kėtė shkrim tė shkurtėr e modest unė dua tė kujtoj disa nga emrat mė tė spikatur tė kėsaj “Ere” Lirie tė ėndėrruar prej shekujsh, e ata janė:

Ded Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetėr Nik Daku, Maēo Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Ēoku, Pjetėr Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Nik Zefi, Tom Nika, Dokė Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukė Marku, Gjeto Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e Stak Breci,Lik Mirashi, Gjok Dedė Luli, Gjon Ujk Ēeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetėr Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci, Ded Ēoku, Dedė e Llesh Nik Daka, Tom Gjurgji e Mark Preng Dudi, Preng Nikoll Gjeēi, Mark Per Zefi, Gjekė Marash Haka, Mehmet Shpendi, Islam Makalushi e tjerė e tjerė, qė natyrisht edhe kėta qė shėnuam mė sipėr nuk janė tė gjithė prej Malėsisė sė Madhe, por prej trevave tė tjera shqiptare, por qė tė gjitha sė bashku luftuan pėr tė fituar lirinė, e si tė tillė edhe ne nuk kishim pse i ndanim sipas trevave. Me kėtė shkrim nuk mund tė mbetet pa pėrmendur bilbili i kėsaj lufte, Poeti e partioti nga Shkodra Hil Mosi, por mbi tė gjitha vlen tė theksoj se nė kėtė luftė lirie morėn pjesė edhe dhjetėra gra e vajza malėsore tė cilat kanė nė themel tė kėsaj kryengritjeje kontributin e tyre tė rėndėsishme, por dy janė ato burrėresha qė shėndrisin si meteor nė gjerdanin e kėsaj lufte, Tringė Smajlja e Grudės dhe Norė Luli e Hotit. E tė gjithė trimat qė i dolėn pėr zot atdheut nė kėtė luftė Fishta i madh i pėrjetėson:

…Burrat le pėr ēak t’martines

Fjalėn, fjalė e besėn ēelikut

Ballė pėr ballė e jo mbas shpinet

Mėsy me i ra nė luftė armikut…

      Gjithsesi, luftėtarėt e lirisė, si dhe tė rėnėt pėr liri, pamvarėsi e identitet, janė tė shumtė sa vetė historia e krejt Ilirisė, por ata edhe pse sot prehen nė varre, ose diku nė tokėn arbėrore, janė gurėt e themelit tė “Kalasė” sė pėrbashkėt qė ne shqiptarė ka shekuj qė po mundohemi ta ndėrtojmė e bashkojmė e qė ka emrin Shqipėri (Etnike), e tė parėt tanė na e lanė lėnė amanet, qė siē dihet pėr ne shqiptarėt amanetin duhet ta mbajmė se pėrndryshe as varri s’ka pėr tė na mbajtė…

      Mjerisht ne kemi ende tė pushtuara territore tonat, por jo kurrė zemrėn e trimėrinė tonė qė duhet ta dėshmojmė fuqishėm pra Europės sė vjetėr e tė re, pjesėtarė tė sė cilės duhet tė jemi. Jo tė Ndarė nė “katėr Vilajete” e nė njė shtet tė cunguar, por tė bashkuar ashtu siē na fali Zoti nė njė Shqipėri Etnike…

Ndue Bacaj
 
Partitė: Po vjen mbreti, na mori dreqi

Lajmi i kthimit tė familjes mbretėrore me nė krye mbretin Leka i parė nė atdheun e tij, tė cilėt ja mohuan nė vitin 1939 Fashistėt dhe qė nga viti 1944 e deri sot komunistėt (e vjetėr e tė rinj), ėshtė padyshim njė Ogur i mirė pėr tė gjithė ata shqiptarė tė cilėt dėshirojnė dhe ėndėrrojnė njė shtet pėr tė gjithė i cili ka rreth 63 vjet qė u mungon. Gjithsesi dihet se mbreti dhe familja mbretėrore vjen nė Shqipėri jo si mbretėri, por momentalisht si simbol i njė institucioni tė ndaluar dhunshėm nga at qė marrin edhe mbajnė pushtetin po dhunshėm e qė kanė njė emėr tė tmerrshėm pėr shqiptarėt si komunistė, socialistė, trafikantė, mafiozė, hajdutė e kriminelė, por qė momentalisht janė tė detyruar tė pranojnė kthimin e mbretit tė paktėn fizikisht si simbol tė njė institucioni tė trashėguar. Natyrisht ardhja e mbretit do tė bėjė qė shqiptarėt tė “zgjohen” nga ai gjumė qė ika rifutur komunizma e re, duke shpresuar se shpejt do t’i vinte dita tė shpresohet se Shqipėria do tė rikonfirmojė vullnetin e saj pėr tė rikthyer Mbretin e mbretėrinė nė krye tė shtetit, dhe sigurisht pas kėsaj do tė marrė fund dilema e njė institucioni qė shpesh po krijon sherr tek politikanėt, pra institucioni i Presidentit, si dhe do tė marrė fund njėherė e mirė monopoli total i levave shtetėrore qė kthejnė nė favor tė partive rezultatet e “votitmi e dreqnimit”, ku siē dihet deri tani mė fitimtarė kanė dalė tė majtėt. Por krahas ogurit tė mirė pėr kthimin e familjes mbretėrore, kėtij institucioni i duhet “Bėrė” e qartė se gėzimi i kthimit nė atdhe nuk duhet ta vėrė nė gjumė pasi ai nė Shqipėri gjen pikėrisht ata ose bijtė e atyre qė jo vetėm ja mohuan atdheun mbretėrisė, por mbi tė gjitha shpifėn e denigruan figurėn e vetė mbretit tė vjetėr e tė ri. Nė Shqipėri mbreti gjen ata kėlyshė tė kuq qė i vodhėn e grabitėn pronat, qė madje edhe sot kur tė kthehet momentalisht i duhet tė jetojė nė njė rezidencė me qera e jo nė “shtėpinė” e tij. Nė Tiranė mbreti gjen ish studentin Spiun qė studionte nė Francė nė kohėn qė gazetat franceze (Le Figaro) e akuzonin Lekėn e Parė si trafikant armėsh, droge e tjerė, e ky student spiun nė atė kohė dėrgonte tek “Le Figaro” tė gatshėm shkrimin e shkruar po nė Tiranė nga e veja e diktatorit Hoxha qė sot ėshtė nėna “mbretėreshė” e PS. Natyrisht kėto shkrime i paguante shteti shqiptar si fregnu pulėn, por me ndihmėn e KGB-sė Ruse, UDB-sė Jugosllave e Asfalisė Greke, e ky “student”  tani ka role tė mėdha nė Qeveri e politikė, (kot nuk thoshte Enveri pėr tė Djali i shokut e shoku i djalit). Nė Tiranė do tė gjejnė (nė qeveri e nė shtet) tė gjithė ata agjentė kriminal komunistė qė disa herė janė munduar me homologėt e tyre sllavė ti organizojnė atentate nėpėr botė kundėr mbretit e mbretėrorėve. Nė Tiranė do tė gjejnė lakuninė e kuqe tė qenve qė pėr rreth 60 vjet lehėn kundėr mbretit e mbretėrisė, por qė tashmė disa nga kėta qenėr nė dukje kanė “ndėrruar” padron, madje ata kanė filluar “lehjet” e ėmbla por mbretit. Nė Tiranė do tė gjejnė ata qė i vodhėn votat e  fallsifikuaran referendumin mbretėrisė, si dhe ata qė vranė e plagosėn monarkistėt qė protestuan mė 1997 paqėsisht. Nė Tiranė gjejnė ata qė organizuan gjyqin spektakolar qė do tė dėnonte mbretin me vdekje ose burgim tė pėrjetshėm, por qė tani janė “zbutur”. Nė Tiranė do tė gjejnė edhe tė gjitha ato lakuni servilėsh e spiunėsh qė pėr njė kafshatė gjith kohėn tė fshijnė pluhurat e tė pėshtirosen, por qė janė gati tė “ndėrrojnė” padron sa herė u del njė kockė mė e madhe. E sė fundi nė Tiranė (natyrisht nė shet e qever) gjen dhjetra kriminelė tė kuq e tė zi tė cilėt janė gati tė luajnė rolin e Avni Rustemit apo Valter Qarrit tė cilėt i bėnė atentat Babasė sė mbretit tė sotėm (Ahmet Zogu) pėr llogari tė klaneve antishqiptare Greko-Sllave qė ata i shėrbenin e i shėrbejnė pasardhėsit sot…

      Pra siē shihet Mbreti e familja e tij nuk vijnė thjeshtė si dikur nė vendin e tyre tė mohuar, por mbi tė gjitha nė njė vend tė Minuar, ku pėr ta Ēminosur do tė jetė tepėr e vėshtirė…

Ndue Bacaj
Elsi Alidem

Offline Cun_Persmari

  • Flying...
  • AlbStars Hero Member
  • ****
  • Posts: 4687
  • Gender: Male
  • Cun Persmari... N`Ven Persmari
    • View Profile
    • my home
shqiperia etnike
« Reply #1 on: June 14, 2010, 11:26:17 PM »
ja dhe harta e shqiperise etnike


AlbStars

shqiperia etnike
« Reply #1 on: June 14, 2010, 11:26:17 PM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: