
Autoritetet e rendit nė Kosovė thonė se ka shtuar vigjilencėn nė brezin kufitar me Maqedoninė pas incidentit tė fundit nė tė cilin katėr qytetarė humbėn jetėn gjatė shkėmbimit tė zjarrit me policinė maqedonase, nė mesin e tė cilėve edhe njė shtetas i Kosovės.
Bėhet e ditur se forca paqeruajtėse KFOR qė ėshtė pėrgjegjėse pėr kufirin Kosovė-Maqedoni nuk ka qenė e pėrshirė nė aksionin e autoriteteve maqedonase pėr kapjen e personave qė dyshoheshin pėr trafikim tė armėve.
Burimet zyrtare thonė se asnjė incident nuk ėshtė regjistruar nė anėn kosovare tė kufirit.
Njė zėdhėnės i policisė sė Kosovės, Baki Kelani e vlerėsoi situatėn nė brezin kufitar me Maqedoninė si tė qetė dhe stabile, ndėrsa konfirmoi se ėshtė shtuar mbikėqyrja e policisė nė atė zonė.
Mund tė them se kemi njė mbikėqyrje mė tė shtuar, por vijėn kufitare e ka nėn pėrgjegjėsi dhe unė smund tė flas nė emėr tė tyre, por ne kemi njė vigjilencė mė tė shtuar, deklaroi zėdhėnėsi Kelani.
Ai tha se policia nuk kishte vėrejtur grupe tė trafikantėve tė armėve duke lėvizur nga Kosova nė Maqedoni dhe anasjelltas, por nuk pėrjashtoi mundėsinė qė kjo tė ketė ndodhur.
Thirrje pėr ulje tė tensioneve
Zhvillimet e fundit nė Maqedoni po ndiqen me vėmendje nė Kosovė. Kjo jo vetėm pėr shkak tė afėrsisė gjeografike tė vendit ku ka ndodhur incidenti, por edhe pėr shkak tė pėrfshirjes sė njė shtetasi kosovar nė pėrleshjen e armatosur me policinė maqedonase.
Qeveria e Kosovės ka dėnuar incidentin dhe ka bėrė thirrje pėr ulje tė tensioneve ndėretnike.
Zėdhėnėsi Memli Krasniqi tha se koha e armėve tanimė ka kaluar dhe tė gjitha kontestet politike apo tė ndonjė natyre tjetėr, duhet tė zgjidhen brenda njė kornize politike.
Pėr Republikėn e Maqedonisė, korniza pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve ėshtė Marrėveshja e Ohrit dhe ne i ftojmė tė gjithė qė ti ulin tensionet, qė tė ruajnė gjakftohtėsinė dhe tė tejkalohet situata nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme qė do tė ishte nė tė mirėn e tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė por edhe rajonit nė tėrėsi, tha ai.
Mbėshtetjen e tij pėr funksionimin e rendit dhe ligjit nė Maqedoni e ka shprehur edhe kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj. Ai tha se ėshtė nė interesin e Kosovės dhe Maqedonisė qė tė bashkėpunojnė mė ngushtė pėr tė parandaluar krimet ndėrkufitare.
Kosova ka njė vullnet pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet e ēfarėdo lloji me tė gjitha vendet fqinje, por mendoj se duhet tė thellojmė bashkėpunimin me Maqedoninė pėr tė parandaluar cilindo lloj trafik ndėrkufitar, veēanėrisht trafiqet e kėsaj natyre qė paraqesin rrezik pėr jetėn e njerėzve dhe tė rendit, tha pėr BBC-nė Haradinaj.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė incidente tė ngjashme ndodhin nė zonėn kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Maqedonisė, ku pėrfshihen shtetas tė tė dyja vendeve. /BBC/