
Teheran: Protesta kundėr rezultatit tė zgjedhjeve
Nė kryeqytetin e Iranit, Teheran, mijėra njerėz janė tubuar tw shtunėn nė rrugė pėr tė protestuar kundėr rezultatit tė zgjedhjeve, sipas tė cilave presidenti aktual Mahmoud Ahmadinejad ka shėnuar fitore bindėse.
Raportohet pėr pėrleshje ndėrmjet policisė dhe protestuesve.
Mė herėt, policia e rrethoi ministrinė e Brendshme, e cila i drejtoi zgjedhjet, ndėrkohė qė kandidati reformator Mir Hossein Mousavi i akuzoi autoritetet pėr manipulim tė votave.
Autoritetet kanė thėnė se nuk do tė lejojnė asnjė demonstratė pa leje paraprake.
Televizioni dhe radioja shtetėrore i kanė transmetuar vetėm numėrimin e votave qė e ka bėrė Ministria e Brendshme, dhe asnjė reagim tė Mousavit.
Ministria e Brendshme tha se Ahmadinejad ka fituar 62.2 pėrqind tė votave, ndėrsa Mousavi 33.7 pėrqind.
Udhėheqėsi suprem Ayatollah Ruhollah Khomeini u ka bėrė thirrje tė gjithė iranianėve qė tė mbėshtesin Ahmadinejadin si fitues i zgjedhjeve presidenciale. /REL/