
Topalli nė Gjenevė: Tė ftohet dhe Parlamenti i Kosovės
Shqipėria ėshtė ftuar tė marrė pjesė pėr herė tė parė nė komitetin pėrgatitor pėr Konferencėn Botėrore tė Kryetarėve tė Parlamenteve, nga 186 vende tė botės, qė pritet tė mbahet vitin e ardhshėm.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, bashku me Francėn, Finlandėn, Austrinė dhe Spanjėn pėrfaqėsoi parlamentet evropiane nė kėtė komitet, ku ishin pėrzgjedhur 20 drejtues parlamentesh nga e gjithė bota.
Gjatė takimit tė Gjenevės, i organizuar nga Unioni Ndėrkombėtar i Parlamenteve, u hodh ideja e bashkėpunimit mė tė ngushtė mes Unionit dhe Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, duke parė mundėsinė edhe tė krijimit tė Asamblesė Parlamentare pranė OKB-sė.
Nė njė nga ndėrhyrjet e saj gjatė takimit tė Gjenevės, Topalli kėrkoi qė Parlamenti i Kosovės tė behėt sa mė parė pjesė e kėsaj organizatė dhe qė vitin e ardhshėm tė mundėsohet prania e kryetarit tė Parlamentit tė Kosovės nė Konferencėn e tretė Botėrore tė kryeparlamentareve.
Ēėshtjen e Kosovės Topalli e ngriti edhe nė takimet dypalėshe me homologėt e saj tė Brazilit, Afrikės sė Jugut dhe Indonezisė, shtete me ndikim nė kontinentet e tyre, tė cilėt ende nuk e kanė njohur Kosovėn.
Gjate takimeve dypalėshe pėrveē diskutimeve pėr nxitjen e bashkėpunimit mes parlamenteve, Topalli evidentoi Shqipėrinė si vend tėrheqės dhe tė sigurtė pėr investime ekonomike me interes te dyanshėm. /TCH/