
Transferohen nė Arabinė Saudite 3 veta nga Guantanamo
Shtetet e Bashkuara transferuan tre persona nga qendra ushtarake e paraburgimit nė Guantanamo tė Kubės pėr nė vendin e tyre, Arabinė Saudite.
Departamenti amerikan i Drejtėsisė tha se tre personat ishin lejuar pėr tu liruar nga administrata e mėparshme e presidentit George Bush.
Nė njė deklaratė tė bėrė tė premten, thuhej se tė tre do ti nėnshtrohen njė rishikimi juridik nė Arabinė Saudite para se tė kalojnė nėpėr njė program rehabilitimi.
Tė enjten, Shtetet e Bashkuara transferuan nė vendet e tyre nė Ēad dhe Irak dy tė burgosur tė Guantanamos. Po ashtu, njė grup i vogėl myslimanėsh kinezė qė mbaheshin nė Guantanamo u dėrguan pėr tu risistemuar nė Bermuda.
Administrata Obama ka vendosur ta mbyllė qendrėn e paraburgimit ushtarak deri nė janar tė vitit tjetėr. Ajo thotė se 50 persona qė mbahen nė kėtė qendėr janė gati pėr tu liruar. /VoA/