
UNDP-ja pėrkrah 100 praktikantė nė sistemin gjyqėsor
Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (UNDP) nė Kosovė ka inauguruar tė premten Programin e praktikės pėr juristėt e rinj. Ky komponent, qė njėherėsh ėshtė parakusht ligjor pėr hyrje nė provimin e jurisprudencės ėshtė pjesė e Programit pėr sundimin e ligjit qė fokusohet nė zhvillimin e gjyqėsorit tė pavarur dhe efikas nė Kosovė.
Zyrtarė tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Kėshillit Gjyqėsor, Odės sė Avokatėve dhe institucioneve tjera tė drejtėsisė si dhe 100 pėrfituesit e programit ishin tė pranishėm nė kėtė ngjarje.
Programi i praktikės pėr juristė tė rinj pėrkrahet nga UNDP-ja dhe zbatohet nė bashkėpunim me segmentet e ndryshme nė kornizėn gjyqėsore juridike.
Ky Program ėshtė filluar pėr herė tė parė gjatė kėtij viti, skema e praktikės pėr juristėt e ri qė dėshirojnė ti nėnshtrohen provimit tė jurisprudencės pritet tė zgjatė 12 muaj.
Praktikantėt do tė vendosen nė gjykata, prokurori dhe nė zyrat e avokatėve nė tėrė Kosovėn. UNDP-ja nė Kosovė do tė ofrojė ndihmesė financiare pėr kėtė skemė, do tė monitorojė pėrparimin e praktikantėve dhe, nė bashkėpunim me partnerėt zbatues Ministrinė e Drejtėsisė, Kėshillin Gjyqėsor tė Kosovės dhe me Odėn e Avokatėve tė Kosovės do tė organizojė aftėsime shtesė nė fusha tė ndryshme tė Ligjit.
Kjo nismė, sė bashku me atė pėr Qasjen nė drejtėsi, me Provimin e jurisprudencės tė Kosovės dhe me Pėrkrahjen pėr projektin gjyqėsor paraqesin pėrpjekjet e UNDP-sė pėr fuqizimin e praktikės gjyqėsore, pėr pėrmirėsimin e klimės pėr sundim tė qėndrueshėm tė ligjit dhe pėr zbatimin e vazhdueshėm tė praktikave mė tė mira evropiane. /Telegrafi/