Collapse column



Vjehrre e nuse, pse armike?

AlbStars/Vjehrre e nuse, pse armike? => Vjehrre e nuse, pse armike?   Djali midis nėnės dhe nuses? Njė dilemė e vjetėr ekzistenciale. Nga tė mbash? Sipas meje, kjo nuk ėshtė fare

Author Topic: Vjehrre e nuse, pse armike?  (Read 2089 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Enkelana M

  • AlbStars Sr. Member
  • ***
  • Posts: 1718
  • Gender: Female
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« on: May 01, 2009, 04:09:20 PM »
Vjehrre e nuse, pse armike?
 
Djali midis nėnės dhe nuses? Njė dilemė e vjetėr ekzistenciale. Nga tė mbash? Sipas meje, kjo nuk ėshtė fare alternativė pėr njerėzit qė kanė personalitet normal dhe ndjenjė sociale tė ekuilibruar.  
Nuk mund tė mos dallohet dashuria pėr nusen, nga ajo pėr nėnėn. E para ėshtė lidhje me natyrė tejet intime, e ngrohtė, e veēantė, gjithėpėrfshirėse, ndėrsa pėr nėnėn ėshtė dashuri platonike, romantike, kryesisht nė formėn e kujdesit dhe respektit pėr tė.

Nė kėtė marrėdhėnie treshe, e cila pėr fat tė keq nė shoqėrinė shqiptare po ritualizohet nė formė konfliktuale, a ka mundėsi dhe liri pėr tė zgjedhur? Ngaqė jetojnė sė bashku nė njė familje, natyrshėm krijohen marrėdhėnie “vartėsie dhe autoriteti”. Nėna kėrkon tė ketė diēka tė pacenuar nga autoriteti i dikurshėm me djalin, djali kėrkon pavarėsi nga autoriteti i dikurshėm i nėnės, nusja nga ana e vet, nuk pranon qė tė jetė nė vartėsi tė “dy autoriteteve”, tė burrit dhe tė vjehrrės nė tė njėjtėn kohė.

Kjo situatė ėshtė e ndėrlikuar, dhe mund tė zgjidhet vetėm nė rastin kur secili me sens mase luan “rolin” e vet: nėna si nėnė, nusja si nuse dhe djali si bir dhe bashkėshort…A ėshtė e mundur tė realizohet kjo paradigmė sot…?

Nė strukturėn e marrėdhėnieve polivalente tė familjes, ka njė shumėllojshmėri marrėdhėniesh midis pjesėtarėve: midis babait, nėnės, vėllait motrės, nėnės me djalin, djalit me babanė, me motrat dhe vėllezėrit. Nė tė gjithė kėto lidhje gjinore tė shumėfishta brenda familjes ka njė problematikė tė larmishme, marrėdhėnie dhe konflikte, miqėsi dhe xhelozi, konkurrencė materiale dhe ndjenja obsesive. Familja ėshtė bėrė momentalisht bashkėsia sociale mė komplekse nė shoqėrinė shqiptare. Padyshim dinamika e marrėdhėnieve midis nėnės, djalit dhe nuses, ėshtė ca e veēantė dhe meriton “observim” mė vete.

Ēfarė po ndodh nė kėtė “trinitet marrėdhėniesh”, pse djali ėshtė gjithnjė nė mes tė njė presioni qė vjen nga tė dy “partneret femra” tė familjes, nga nusja dhe nga nėna? Cila ėshtė pozita e djalit dhe si duhet ai tė komportohet nė ndėrtimin e marrėdhėnieve funksionuese midis nėnės dhe nuses, apo si duhet qė ai tė luajė “rolin e dyfishtė”, midis birit pėr nėnėn dhe bashkėshortit pėr gruan? Si e luajnė kėtė rol djemtė e sotėm, nė familjet dhe ēiftet e reja? Cilat janė shkaqet e tensionit dhe format e konfliktit qė shfaqen nė kėtė “trinitet tė veēantė”.

Nuk mendoj qė pėr tė diskutuar kompleksitetin social tė kėtyre marrėdhėnieve do tė na duhet tė penetrojmė thellė nė “skutat biologjizante” tė sjelljes, apo tė sjellim argumente tė “komplekseve” tė cilat kanė zbuluar Frojdi, Jungu, etj., dhe qė realisht kanė vlerėn e tyre. Por mendoj se terreni nė tė cilin zhvillohen marrėdhėniet, qė lindin dhe zgjidhen konfliktet komplekse midis nėnės, nuses dhe djalit, janė mė shumė nė terren social, dhe pėrgjithėsisht lindin nga shkaqe materialiste.

Nuk e di sa mund tė jem i vėrtetė nė konstatimin tim, por mendoj se nė thelb tė atmosferės neurotike, tė mungesės sė dashurisė dhe reciprocitetit, nė marrėdhėniet e ftohta tė nuses me vjehrrėn, janė motive tė qarta, pastėrtisht utilitariste, pragmatiste, materiale, qė kanė lidhje mė dėshirėn obseduese pėr tė krijuar kushte sa mė optimale pėr “kėnaqėsinė e ēiftit”.

Nė tėrėsinė e relacioneve qė krijohen nė marrėdhėniet me djalin dhe nusen e tij, nėna bėhet faktor qė sjell unitet apo grindje, harmoni apo destabilitet nė marrėdhėniet e ēiftit tė ri. Mashkulli gjendet detyrimisht, midis “djalit” qė ka dashuri dhe respekt pėr nėnėn, dhe burrit qė ka dashuri tė natyrshme pėr gruan e vet.

Janė dy dashuri qė ndryshojnė nė formė dhe pėrmbajtje, dhe secila ka tipologjinė dhe “pistėn” e vet. Vetėm mashkulli qė di tė luajė nė tė njėjtėn kohė “rolin e dyfishtė”, si djalė dhe si burrė, ėshtė faktor determinant qė siguron harmoninė dhe kohezionin e familjes. Nėse ai ėshtė i njėanshėm dhe tejet asimetrik nė dashurinė e tij tė dyfishtė, balanca ėshtė e prishur dhe stabiliteti, i pamundur. Nė kėtė rast, nuk kemi mė relacione humane, normale por marrėdhėnie me tension psikiatrik.

Nėnat pasi martojnė djalin bėhen vigjilente pėr tė parė “kurbėn e ndryshimeve” nga prania e nuses, ndjekin hap pas hapi me vėmendje (shpesh frenetike), diagramėn e ndryshuar tė sjelljes sė djalit dhe ftohtėsinė e nuses nė raport me tė. Nusja nga ana e saj, nuk ka dėshirė tė ballafaqohet me obsesionin fėminor tė nėnės, qė nuk e ndryshon dashurinė pėr tė birin nė ēdo moshė. Nuset duket sikur kanė kontratė dhe kėrkojnė ekskluzivitet dhe prioritet absolut tė vėmendjes sė burrit tė tyre, e cila sipas mentalitetit tė disa grave “moderne”, ėshtė nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me lidhjen e djalit me nėnėn. Kjo do tė thotė se sa mė e ftohtė tė jetė lidhja e nėnės me djalin, aq mė e madhe do tė jetė dashuria pėr gruan e vet… Koston nė kėtė rivalitet e paguan mashkulli, qė ėshtė i detyruar nė rastin mė tė mirė tė mundshėm tė jetė normal, i drejtpeshuar midis dy dashurive, duke i dhėnė secilės nga partnereve femra tė shtėpisė rolin, vendin dhe rėndėsinė e vet.

Nusja dhe vjehrra? Ja pse janė nė rivalitet tė pėrjetshėm
Nusja dhe vjehrra? Janė nė rivalitet tė pėrjetshėm. Secila kėrkon tė krijojė sa mė shumė pushtet dhe hapėsirė, thėnė ndryshe, tė futet sa mė shumė nė hapėsirėn psikologjike tė atij qė synon, nė kėtė rast, djalin qė synon vjehrra dhe burrin qė synon nusja. Nė kėtė kuptim, rivaliteti pėr njė territor tė humbur, siē ėshtė rasti i vjehrrės dhe pėr njė territor tė fituar, siē ėshtė rasti i nuses, nuk merr fund kollaj, madje asnjėherė.

Nė raportet ndėrpersonale ne jemi tė prirur tė marrim sa mė shumė nga shoqėria dhe tė japim sa mė pak. Kjo ėshtė teoria e shkėmbimit tė marrėdhėnieve ndėr personale. Ashtu si edhe nė biznes, nė pėrgjithėsi secili pėrpiqet tė fitojė shumė dhe tė humbasė pak. Por sidoqoftė ėshtė njė dhėnie-marrje. Dhe si nė ēdo dhėnie-marrje ka njė tendencė natyrale, njė instinkt tė vetėmbrojtjes qė shoqėrohet me instinktin e agresivitetit. Qėllimi? Tė mbijetohet me sukses.

Tek njeriu ekziston njė agresivitet territorial. Bėhet fjala pėr territorin ku ne kemi pushtetin tonė: mund tė jetė sipas rastit, shtėpia, familja, njeriu i dashur, tokat, pronat, kufiri i atdheut etj. Nė tė gjitha nivelet, e kemi njė territor qė shtrihet, zgjatet nė hapėsirė, ose ngushtohet. Nė kėtė territor pėrpiqemi tė mos humbasim. Mundėsisht, tė zgjerohemi.

Ky ėshtė ai qė quhet “agresiviteti territorial“. Kuptohet qė shoqėria i zbut kėto lloj agresivitetesh dhe i riorienton, ose i konfiguron nė aspektin shoqėror, i fsheh disi, i bėn tė kamufluar, mė pak tė dukshėm, i bėn tė nėndheshėm. Por kėto lloj shprehjesh tė instinktit tė trashėguara nga historia jonė njerėzore, janė brenda nesh.

Kjo vepron edhe nė raportin nuse-vjehrrėn. E para nuk do tė humbasė territorin qė ka patur, e dyta nuk do tė humbasė territorin qė ka fituar. Tek nėna funksionon dhe agresiviteti mėmėsor (shfaqet tek ēdo nėnė) kur shikon se fėmija e saj orientohet, ose i jepet dikujt tjetėr. Kėtė “tjetrin” ajo gjithmonė e shikon si njė rrezik tė mundshėm. Nė konceptin socio-biologjik, djali ėshtė veēse gjeni i saj i trashėguar qė duhet tė jetojė patjetėr shumė gjatė dhe pėr kėtė arsye duhet mbrojtur.

Natyrisht ky ėshtė njė lloj rivaliteti dhe agresiviteti i natyrshėm dhe i pėrjetshėm, por ama nuk do tė thotė qė shfaqet nė ēdo ēast. Shoqėria ka vepruar tashmė nė vetėdijen e individit, ka vepruar tek njeriu dhe ka krijuar njė sferė tjetėr. Kjo sferė ėshtė e planifikuar, e kontrolluar dhe orientohet nga nevojat dhe pritshmėrinė e tė tjerėve, pra tė shoqėrisė.

Kjo ėshtė Vetėdija (nė shumė raste vetėdija na pengon qė tė tregohemi rivalė dhe agresivė dhe pėrpiqemi tė arsyetojmė pėr tė dhėnė diēka mė shumė, qė tė mos i humbasim tė gjithė). Nė kėtė rast kemi, vjehrra tolerante. Ose, japim diēka qė ta marrim mė vonė mė shumė. Dhe kjo ėshtė nusja largpamėse. Nė tė dyja kėto raste, vetėdija ėshtė ajo qė na bėn tė kemi sukses nė shoqėri, por nė momentin qė humbasim vetėdijen ne bėhemi agresivė, ne rivalizojmė, ne shfaqemi jonjerėzorė dhe joshoqėrorė.

Megjithatė njeriu shfaqet nė tė dyja individualitetet (dhe me nusen dhe me vjehrrėn, nė kėtė rast). Por mbetem i mendimit qė pavarėsisht se nė pamjen e parė nė disa raste ato janė miqėsore, bashkėpunojnė dhe tregohen tolerante, nė vetvete secila prej tyre, dėshiron tė investojė sa mė shumė tek djali ose tek burri dhe tė tėrheqė sa mė shumė vėmendjen e tij, ta bėjė atė sa mė shumė pėr vete. Pra, ajo dėshiron ta ketė tė vetin.

Ka dhe njė aspekt tjetėr rivaliteti vjehrrėn-nuse: ky ėshtė aspekti kulturor qė lidhet me faktin se burri ose mashkulli mendohet se ėshtė autoriteti i familjes, personaliteti i saj, fytyra e familjes; ai kontrollon gjithė pushtetin e familjes, tė sotmen dhe tė ardhmen e familjes. Si i tillė, kush ka nė dorė burrin, ka nė dorė autoritetin, pushtetin e tij, ka nė dorė gjithė familjen.

Nė kėtė aspekt, gruaja dhe vjehrra janė rivale tė natyrshme. Nė tė vėrtetė, nė aspektin njerėzor, “kanė tė drejtė“ tė rivalizojnė njėra- tjetrėn.



CdoDite




 
      

Offline ♥lepurushe♥

  • V.I.P Member
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 14351
  • Gender: Female
  • jam fisnike kam zemren gur
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #1 on: May 19, 2009, 10:45:19 AM »
une vjerren time edu fort...e kam si shpirt  8)

Offline AliSia

  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 440
  • Gender: Female
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #2 on: June 18, 2009, 01:05:07 PM »
skam heq keq naj her me vjerren..e kam te re si shoqe  :)

Offline Selbstverstandlich

  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 4242
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #3 on: July 02, 2009, 12:09:41 PM »

edhe une hodha nje teme si pune e kesaj
mendoj se vjehrrat jane xheloze per djemte kur martohen, e kerkojne me do e mos qe te shkaterrojne harmonine e ciftit, jo te gjitha jane shtriga por ka dhe te mira, eshte e veshtire te gjesh nje vjerre te mire
nga nje ane apo nga tjetra do te veje di mierde.......come dicono les franēais

te puth oni
It is only imperfection that complains of what is imperfect.
The more perfect we are the more gentle and quiet we become towards the defects of others.

Offline ritta

  • V.I.P Member
  • AlbStars Sr. Member
  • *****
  • Posts: 464
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #4 on: October 18, 2009, 09:11:24 PM »
no coment !

Offline KeLi 27d

  • Team Admin
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 6845
  • Gender: Male
  • Imposible is nothig.
    • View Profile
    • ....:::...albstars...::::..
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #5 on: October 18, 2009, 09:25:52 PM »
Vjerra ka bere cunin qe ka marre nusja
Dhe problemi qendron se te dy palet e duan ne kte menyre vjerra ankohet ca vajze ka marre
Nusja ankohet se vjerra i thot noj llaf cunit dhe i prish muhabetin  :) :)
Per te harruar nje jete ,Duhet te jetosh nje tjeter te barabarte me te!!



Njoftime | Regullorja | Regjistrimi | Na Kontaktonipasword i ri | FaCeBoOk

http://www.dvlottery.state.gov/application.aspx


Offline Rozza

  • Ruaje Dashurin e vertet,se ajo te vjen njeher ne jete..
  • V.I.P Member
  • AlbStars Hero Member
  • *****
  • Posts: 4596
  • Gender: Female
    • View Profile
Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #6 on: March 07, 2010, 02:05:22 AM »
do te tregoja nje rast kur nje kusherir i imi pasi qe u martu.pas disa ditesh tha:njerz e kam gruan shume te menqur une qe sa kohe jetoi me nenen se kam dit qe eshte aq e keqe e kjo per dita e kuptoi.
Mbreteresha e vetme e vertet eshte bukuria e gruas,sundon posa paraqitet...

AlbStars

Vjehrre e nuse, pse armike?
« Reply #6 on: March 07, 2010, 02:05:22 AM »

Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

GoogleTagged


Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: