Collapse column



Vlorė: Ish-futbollisti godet me thikė 5 tė rinj, 1 i vdekur

AlbStars/Vlorė: Ish-futbollisti godet me thikė 5 tė rinj, 1 i vdekur => Vlorė: Ish-futbollisti godet me thikė 5 tė rinj, 1 i vdekur Ish-futbollisti i Flamurtarit Agim Bubeqi ėshtė bėrė protagonist i njė krimi tė rėndė

Author Topic: Vlorė: Ish-futbollisti godet me thikė 5 tė rinj, 1 i vdekur  (Read 644 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ★billis_2★

  • | “I Rezervuar” |
  • Administrator
  • AlbStars V.I.P Member
  • *****
  • Posts: 9788
  • Gender: Male
  • | “I Rezervuar” |
    • View Profile
    • AlbStars.Com


Vlorė: Ish-futbollisti godet me thikė 5 tė rinj, 1 i vdekur
Ish-futbollisti i Flamurtarit Agim Bubeqi ėshtė bėrė protagonist i njė krimi tė rėndė mesnatėn e mbrėmshme nė qytetin e Vlorės.
Sipas tė dhėnave tė para tė policisė mbrėmė, rreth orės 23.00, 46 vjeēari ka sulmuar me thikė njė grup tė rinjsh qė ishin ulur nė njė lokal nė rrugėn “Isa Boletini”, pak metra larg banesės sė tij. Ngjarja mėsohet se ka ndodhur pas njė sherri banal mes tė rinjve dhe 46 vjeēarit.

Ish-futbollisti ka shkuar tė marrė thikėn nė banesėn e tij dhe ėshtė drejtuar nga tavolina ku ishin ulur tė rinjtė. Mėsohet se, Bubeqi, ish futbollist i “Flamurtarit”, u grind me tė rinjtė e pėrfshirė nė kėtė ngjarje, pėr motive qė policia i cilėson “tė dobėta”.

Pas kėsaj, mėsohet se, ai ka shkuar nė banesėn e vet, qė gjendej shumė pranė, ku ka marrė njė thikė, me tė cilėn ka qėlluar nė drejtim tė 5 tė rinjve, qė ndodheshin nė njė tavolinė tė lokalit. Pėr pasojė mbeti i vdekur pėr shkak tė plagėve tė rėnda,

26 vjeēari Edmond Guci, ndėrkohė qė u plagosėn 4 tė rinjtė e tjerė qė aktualisht, ndodhen nė spitalin rajonal tė Vlorės, jashtė rrezikut pėr jetėn.

Tė plagosurit jane Enjard Nuraj, 21 vjeē, Juljan Islamaj, 27 vjeē, Gėzim Bardhaj, 40 vjeē dhe Musa Brahimaj, 28 vjeē, tė cilėt janė goditur nga Bubeqi, me tė njėjtėn thikė dhe kanė marrė plagė nė pjesė tė ndryshme tė trupit.

I riu Guci ka mbėrritur i vdekur nė spital, pasi nga plaga qė kishte marrė nė shpatull kishte humbur shumė gjak.

Pas kėsaj ngjarje policia ke vėnė nė pranga nė banesėn e tij ish-futbollistin e Flamurtarit.

Mediat shkruajnė se Agim Bubeqi, njė emėr i njohur nė futbollin e Vlorės nė vitet ’80 njihej prej kohėsh si njeri depresiv, qė qėndronte i vetmuar, madje pak muaj mė parė kishte pėsuar njė aksident. /Balkanweb/

AlbStars


Social BookMarks: Digg  Facebook  SlashDot  Delicious  Technorati  Twitter  Google  Yahoo
 

Warning: this topic has not been posted in for at least 120 days.
Unless you're sure you want to reply, please consider starting a new topic.

Note: this post will not display until it's been approved by a moderator.
Name: Email:
Verification:
Kryeqyteti i Shqiperise:


Facebook Comments

Advertisement: