
Kryeministri Hashim Thaēi ka pritur tė martėn ambasadorin amerikan, William Walker, i cili po qėndron nė Kosovės me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė 10-tė tė masakrės sė Reēakut.
Ishte njė takim me mikun tim dhe tė gjithė Kosovės, ambasadorin Walker, me njeriun qė nė momentet mė tė rėndėsishme pėr vendin tonė e tha tė vėrtetėn para gjithė botės, pėr gjenocidin e Serbisė qė bėnte nė Kosovė. Ėshtė njeri i respektuar prej institucioneve dhe qytetarėve tė Kosovės, ėshtė njė hero i popullit tė Kosovės dhe i sė vėrtetės botėrore pėr Kosovėn, u shpreh me kėtė rast Thaēi.
Thaēi gjithashtu e ka njoftuar ambasadorin Walker pėr punėn e institucioneve kosovare, nė vitin e pavarėsisė, po ashtu lidhur me Kushtetutėn, simbolet, Konferencėn e Donatorėve dhe vizionin pėr tė ardhmen, pėr njohjet qė kanė ndodhur pėr Kosovėn, si dhe pėr njohjet e reja qė do tė ndodhin.
Unė besoj, tha kryeministri Thaēi, qė me kontributin e tė gjithėve, por edhe mbėshtetjen e vazhdueshme tė ambasadorit Walker qė ka bėrė pėr Kosovėn dhe popullin e saj, ne do tė kemi sukses mė tė plotė.
Nga ana e tij, ambasadori Walker shprehu falėnderimet pėr pritjen e organizuar nga kryeministri Thaēi dhe potencoi se ka ardhur nė Kosovė pėr tė kaluar kohėn me shokėt e fshatit Reēak, nė dhjetė vjetorin e masakrės sė vitit 1999.
Walker vlerėsoi lartė tė arriturat pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe u shpreh se mbėshtetja ndėrkombėtare pėr Kosovėn do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.