Windows 8 
Microsoft demonstroi demon e parė publike tė Windows 8 gjatė ditės sė mėrkurė dhe mė besoni kur ju them se nuk u duk si njė sistem operativ Windows qė e kemi njohur kėto vite. Versioni i radhės i Windows 8 do tė jetė njė ndryshim radikal prej kėtij qė po shfrytėzoni sot, dhe do tė jetė i bazuar pėrreth ekraneve tė ndjeshme nė prekje.
Ēka demonstroi Microsoft me Windows 8?
Microsoft tregoi sesi Windows 8 do tė punojė edhe nė tablet edhe nė PC tradicional. Pamja kryesore e sistemit operativ ėshtė e mbushur me panele tė mėdha tė ndjeshme nė prekje, qė ngjasojnė me katrorėt e pėrdorur nė Windows Phone 7, dhe prej kėtu ju mund tė shtypni apo rrėshqisni prej njėrit nė tjetrin panel, pėr tė hapur ndonjė aplikacion tė caktuar. Por nėn kėtė shtresė tė prekjes qėndron Windows-i i vjetėr, me njė shirit tė detyrave, menaxher tė skedarėve dhe ikonat e zakonshme.
Si punon ndėrfaqja e prekjes?
Prej menysė start, qė tregon informacione bazė si kohėn dhe numrin e e-maileve qė nuk janė lexuar, pėrdoruesit mund tė shfletojnė nėpėr ekran dhe pėrmes katrorėve sikurse nė Windows Phone 7, duke lėshuar aplikacione qė tregojnė disa informacione tė vogla brenda kutive. Pėrdoruesit nuk kanė nevojė as tė klikojnė nė njė aplikacion tė motit pėr tė shikuar temperaturėn e tanishme.
Pėrdoruesit mund tė kalojnė prej njė aplikacioni tė hapur nė njė tjetėr aplikacion pa asnjė problem. Dhe kėtu ka edhe njė prej veēorive mė tė bukura tė Windows 8: Kur shfletoni nė njė aplikacion tė ri, ju mund ta ngjitni atė afėr aplikacionit qė momentalisht ėshtė nė funksion. Kjo mundėson lėshimin e dy aplikacioneve nė tė njėjtėn kohė – gjė qė asnjė tablet ekzistues nuk mund ta bėjė.
Si punojnė aplikacionet nė Windows 8?
Microsoft thotė se ka krijuar njė lloj tė ri tė aplikacioneve pėr Windows 8 duke pėrdorur HTML 5 dhe Javascript, dhe ato nuk do tė jenė sikurse aplikacionet qė gjeni nė njė tablet. Njė aplikacion i motit tregon parashikimin e motit pėr pesė ditė. Njė aplikacion pėr lexim tė lajmeve dhe shfaq disa fotografi tė vogla nė panele tė mėdha, katrore. Microsoft gjithashtu ka demonstruar edhe IE10, qė ėshtė pėrshtatur pėr shfletim nė prekje. Microsoft do tė shpėrndajė kėto aplikacione pėrmes dyqanit tė saj qė do tė jetė nė versionin e ri nė Windows 8, por pėr tė cilin nuk ka detaje.
E ēka bėhet me Office apo Photoshop?
Ato ende do tė punojnė. Nėse njėra prej tyre vihet nė funksion do tė shihni njė pamje mė tė njohur pėr ju tė Windows. Sipas All Things Digital, Windows’i klasik do tė paraqitet me njė asistencė tė vogėl pėr tė ndihmuar prekjet me gisht, por nuk do tė jenė tė pėrshtatura nė tė njėjtėn formė sikurse ato qė janė punuar me HTML5 Javascript. Nė anėn tjetėr aplikacione tjera si Photoshop mund tė punojnė pa problem sikurse aplikacionet e Windows 8.
Windows nė ARM?
Pajisjet me bazė nė ARM do tė jenė tė kufizuara mė aspektin e ndėrfaqes sė ndjeshme nė prekje qė shfrytėzohet nga Windows 8, por Microsoft nuk ka bėrė ndonjė shpjegim nė lidhje me kėtė. Nė fakt, Microsoft sė fundi ka hedhur poshtė pretendimet e Intel se cilat aplikacione do tė punojnė nė sistemet me Windows qė bazohen nė ēipat ARM.
Kur do tė paraqitet Windows 8?
Microsoft CEO Steve Ballmer ka thėnė se Windows 8 do tė lasnohet nė vitin 2012, por detaje mė tė sakta do tė ketė vetėm nė muajin shtator, kur Microsoft do tė mbaj njė konferencė pėr zhvillues. /pcworldalbanian